
Pozita e personazhit kryesor të përgjimeve të publikuara së fundi nëper media, koordinatores për komunitete në Lëvizjen Vetvendosje, Dejona Mihalit shkaktoi debate e reagime të ashpëra mes dy panlistëve të emisionit “Raport” në Kanal10.
Sipas gazetarit, Shkëlzen Dakaj Mihali me veprimet e fundit ka treguar se nuk është qytetare e thjeshtë e këtij vendit, raporton Gazeta10.
“Dejona Mihali nuk është një qytetare e rëndomt e kësaj repubike, sipas ligjit jo por sipas Albin Kurtit nuk është qytetare e rëndomt.
Pra, sipas kryeministrit tënd dhe timit, ajo ka një përgjegjësi shumë të madhe,e fjalimi i kryeminsitrit thotë që ajo ka kompetenca për me i koordinu akterët e lëvizjes Vetvendosje”, deklaroi gazetari Dakaj teksa kundërshtohej nga komentatori politik, Krenar Shala. /Gazeta10