Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin pamjet, momenti kur trupi i pajetë i një burri nxirret nga lumi Morava

Gazeta10
06 March 2024 - 9:59

Një burrë nga Ferizaj ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava, afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Dyshimet janë se i ndjeri i moshës 69-vjeçare, së bashku me fëmijët e tij, me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë.

Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale në faqen “Aktivistë Peshkimi”, trupi i të ndjerit është nxjerrë nga një person, i cili ka hyrë në lumë, shrkuan Gazeta10.

Detajet për rastin nga Policia e Kosovës:

Stacioni Policor në Ranillug ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar, shtetas i Kosovës (1955), nga Ferizaj, dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i Bardhë”. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse, të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës – Hetimet Rajonale në Gjilan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.