Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardanet U17 gati për sfidat e vështira në Ligën A

Gazeta10
26 February 2026 - 18:17

Kombëtraja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave, sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Portugalisë, ku do e presin ndeshjet kualifikuese të Evropianit kundër Spanjës, Portugalisë dhe Hungarisë.

Ditë më parë, stafi teknik pati mundësinë të vlerësojë nga afër potencialin e lojtareve, formën e tyre fizike dhe aspektet tekniko-taktike, me qëllim ndërtimin e një grupi sa më të kompletuar dhe konkurrues për sfidat e vështira që e presin këtë gjeneratë në Ligën A.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e lojtarëve, duke theksuar se kampi ishte i rëndësishëm për procesin e seleksionimit dhe krijimin e një baze të fortë për vazhdimësinë e punës.

“Ne si staf jemi të kënaqura me atë çfarë treguan vajzat. Ky grumbullim na shërbeu në procesin e seleksionimit dhe përgatitjes së ekipit, duke krijuar bazë të mirë për vazhdimësinë e punës” – tha përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi.

Dardanet e reja janë të vetëdijshme se do të përballen me kundërshtare të forta, por janë optimiste për paraqitje të mira në këto tri ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.