
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për darkë pune liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në këtë takim pritet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.
Analisti politik, Blerim Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka kritikuar Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj për refuzim të ftesës së bërë nga kryeministri.
Sipas tij, një veprim i tillë është i palogjikshëm.
“Politika e kërkon që liderët e partive duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit cilido qoftë ai”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/