Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

DASh i ndalon përkohësisht fondet shtesë për agjencinë e OKB-së

Gazeta10
26 January 2024 - 18:26

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar përkohësisht fondet shtesë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Zëdhënësi i DASh-it, Mattheë Miller, ka thënë se kjo erdhi pas akuzave se disa nga punonjësit e agjencisë së OKB-së ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, shkruan CNN.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres më 25 janar për të theksuar domosdoshmërinë e një hetimi të plotë dhe të shpejtë të kësaj çështjeje”.

“Ne mirëpresim vendimin për të kryer një hetim të tillë dhe zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për të ndërmarrë veprime vendimtare për t’u përgjigjur, nëse pretendimet rezultojnë të sakta”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.