Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

David De Gea refuzon rinovimin e kontratës me Unitedin

Gazeta10
29 March 2023 - 23:20

David de Gea thuhet ta ketë refuzuar ofertën e Manchester Unitedin për kontratë të re, mirëpo bisedimet vazhdojnë.

Spanjolli e nënshkroi me Djajtë e Kuq kontratën e tanishme në shtator 2019 me përfitime javore prej 375.000 funtesh (426.000 euro) në javë. Mirëpo, ajo skadon në fund të këtij sezoni.

Asokohe, 32-vjeçari ishte bërë portieri më i paguar në botë, ndërsa Unitedi nuk dëshiron t’ia japë të njëjtën pagë edhe me kontratën e re.

“The Athletic” njofton se Unitedi është i interesuar t’ia vazhdojë qëndrimin, por dëshiron t’ia ulë pagën e majme, gjë që portierit nuk i pëlqen. Megjithatë, ai duhet ta pranojë këtë gjë nëse dëshiron të mbetet në klub.

Sido që të jetë, negociatat vazhdojnë dhe parashikohet të kenë një përfundim pozitiv për të dyja palët.

De Gea është pjesë e klubit nga Old Trafford nga viti 2011 kur ishte transferuar nga Atletico Madridi dhe ka regjistruar mbi 500 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.