
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Davos-it, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin serb kishte një diskutim të rëndësishëm për hapat e ardhshëm në dialog.
“Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak./Gazeta10/
