Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

De Jong jashtë për një muaj shkaku i lëndimit

Gazeta10
26 February 2026 - 16:33

Frenkie De Jong do të jetë jashtë fushë për katër javë shkaku i një lëndimi në biceps.

 

Ky lëndim është një goditje e madhe për Hansi Flick në fazën më të rëndësishme të sezonit.

 

Mesfushori holandez do të humbasë ndeshje të rëndësishme, përfshirë këtu edhe përballjet e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

 

Barcelona në këtë raund do të përballet me njëra nga skuadrat Paris Saint-Germain apo Neëcastle United.

 

Ai pritet të rikthehet në aksion pas pushimit të ndeshjeve me kombëtaren të muajit mars.

 

Këtë edicion, holandezi ka luajtur në 31 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar një gol e ka dhuruar shtatë asistime.

 

Mesfushori me tipare defanzive ka kontratë me ekipin katalan deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 45 milionë euro.

 

De Jong po kalon edicionin e shtatë te klubi katalan, ku është edhe njëri nga kapitenët e ekipit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.