Sport

De la Fuentes i ofrohet kontrata e re

Gazeta10
16 Tetor 2023 - 14:00

Selektorit Luis de la Fuentes i kanë mjaftuar disa muaj në krye të Spanjës për t’iu ofruar kontrata e re nga federata spanjolle e futbollit.

“AS” shkruan se selektorit tashmë i është bërë oferta për të qëndruar te Spanja deri pas përfundimit të Botërorit të vitit 2026.

De la Fuente mori drejtimin e Spanjës pas Botërorit të Katarit dhe të dielën mbrëma ia siguroi kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.

Nën drejtimin e De la Fuentes, Spanja ka zhvilluar në total 8 ndeshje deri më tani, ku ka regjistruar 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Kontrata aktuale i skadon trajnerit spanjoll pas përfundimit të “Euro 2024”.

Në këtë post, De La Fuente e zëvendësoi Luis Enriquen e shkarkuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.