
Analisti politik, Halil Matoshi i ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, komentoi ngjarjet e fundit mes përplasjeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese.
Matoshi tha se mosvotimi i propozimit për nënkryetarë, është cenim direkt i rendit kushtetues dhe është suspendim duke u munduar të ia heqin të drejtën e përfaqësimit pakicës serbe në Kosovë.
Drenori i ndërhyn duke i thënë se këtë gjë nuk e kanë thënë as diplomatët e as vetë Gjykata Kushtetuese, ndërsa Matoshi i kundërpërgjigjet se ata(diplomatët) e zgjedhin gjuhën, ndërsa ky si Halil, i interpreton faktet./Gazeta10