
Me fjalë të rënda e akuza ka vazhduar debati mes opinionistit politik, Halil Matoshi dhe deputetit të Vetvendosjes, Enver Dugolli sonte në emisionin Politiko në Kanal10.
“Shpifjen a e lejon, unë i kam 50 që dalin kundër një sepse ata psikopata që shajnë ti i merr si dëshmi. Nuk më intereson as ti as emri yt, si njeri nuk të respektoj, se del në publik fyen e shpif, e shpifësi është më i rëndë se krimineli”, deklaroi Matoshi drejtuar deputetit Dugolli.
“VV ska lënë gur pa e rrotullu duke sha kundërshtarër politik jo kolegët e vet, familjen e vet Dugolli, se i ka pas në UÇK e në PDK, edhe vet ka qenë në PDK”, shtoi tutje Matoshi mirëpo kjo e fundit u kundërshtua nga vet deputeti Dugolli.
“Shpife, nuk kam qenë kurrë në PDK, prej që e kam desh uniformen jam në Vetvendosje” tha Dugolli duke i reaguar asaj çka e tha Matoshi.