Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklaratat për luftë, Wisner kërkon që të maten fjalët

Gazeta10
28 September 2022 - 16:28

Diplomati amerikan, Frank Wisner, duke i komentuar deklaratat për luftë në rajon, ka kërkuar që të maten fjalët, raporton Gazeta10.

Wisner ka thënë se ka mjaft luftëra në fronte të tjera të botës dhe se nuk është i interesuar për tregime luftrash në këtë rajon.

 “Nuk jam për tregime luftrash. Kemi mjaft luftëra dhe rrëfime nga Tajvani dhe Ukraina, kështu që kaq për luftërat”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se qëndrmi i Kurtit për rrezikshmërinë e situatës duhet adresuar, dhe se përgjegjësia bie mbi Prishtinën, Beogradin si dhe Brukselin.

“Ia dëshiroj secilit që t’i matë fjalët e veta, jo të hedh fjalë rreth luftës. Qëndrimi i Kurtit se ka një situatë të rrezikshme duhet adresuar dhe përgjegjësia bie mbi Beogradin, Prishtinën dhe BE-në që e ka përkrahjen e ShBA-së”, ka thënë Ëisner për Zërin e Amerikës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.