Lajme

Deklarimi i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Bajraktari: E drejtë ligjore dhe e garantuar me ligjet në fuqi

Gazeta10
07 Janar 2025 - 18:17

Gjatë ditës së sotme, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, njoftoi më 7 janar Gjykata Speciale në Hagë.

Atë ai e bëri në formë të shkruar.

“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën pëecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykatë Speciale.

Kjo sipas avokatit, Ardian Bajraktari është një e drejtë e plotë dhe e garantuar me ligjet Dhomave Speciale në Hagë.

Bajraktari në linjë direkte për emisionin e Kanal10, “Raport” bëri të ditur se afati përcaktues është 30 ditë.

“Deklarimi në lidhje me fajësinë, përkatësisht me pafajësinë e ish-presidentit Thaçi është bërë brenda afateve të caktuara me dispozitat respektive të rregulllores se procedurës së ligjit për Dhomat e Specializuara. Rregullorja. neni përkatës e paërcakton që brenda afatit prej 30 ditësh nga momenti i konfirmimit të aktaakuzës, i akuzuari mund të deklarohet në lidhje me fajësinë, përkatësisht me pafajësinë. Z.Thaçi e ka shfrytëzuar një të drejtë të tij ligjore që i garantohet me ligjin në fuqi dhe brenda afateve të caktuara e ka bërë deklarimin e tij”, tha ai./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.