Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deklarohen nga PDK dhe LDK, tregojnë a do të marrin pjesë në protestën e nesërme

Gazeta10
14 July 2023 - 20:33

Nesër në ora 18:00 pritet të mbahet protestë nga shoqëria civile në kundërshtim me veprimet e fundit të Qeverisë.

Në njoftimin që po shpërndaret nëpër rrjetet social thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiq i dushuar për krime dhe i vendosur në Listën e Zezë të SHBA-ve.

Deri tani kanë konfirmuar se do t’i bashkangjiten protestës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD).

“Gazeta Blic” ka kontakuar me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, për ta pyetur nëse PDK-ja do të marrë pjesë në këtë protestë.

I njëjti i ka thënë gazetës se ende nuk kanë vendim si parti por se protesta është një organizim i drejtë.

“Unë nuk e di a do të marrë pjesë PDK-ja në protestë, besoj një përgjigje do ta japë përmes organeve përkatëse partia.

“Mendoj se protesta është e drejtë për rrethanat në të cilat kanë hyrë si vend. Mendoj se kush e ka organizu këtë protestë e ka organizu me të drejtë dhe mendoj që qytetarët duhet me i përkrah në një veprim të tillë. Nuk është organizim i PDK-së dhe nuk kemi ndonjë vendim deri më tani. Por megjithatë mendoj se protesta është mjet demokratik dhe është e drejtë e qytetarëve” tha Beqa për “Gazeta Blic”

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në protestë

Deputetja e këtij subjekti politik, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha për “Gazeta Blic” se ende nuk kanë një vendim por u shpreh skeptike që mund të marrin pjesë pasi tha se LDK-ja nuk përkrah protesta dhe është parti institucionale.

“Nuk kemi marr vendim ende si LDK por nuk besoj, sepse LDK-ja nuk përkrah protesta. LDK-ja është parti institucionale dhe krejt mesazhet tona që i kemi do t’i japim brenda institucioneve” tha shkurt Bunjaku-Rexhepi për “Gazeta Blic”

Sipas njoftimit të përhapur nëpër rrjetet sociale protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18: 00

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.