Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deklarohet babai i Granit Xhakës: Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve

Gazeta10
04 December 2022 - 23:22

Debati i fundit gjithandej për performancën e Xhakës dhe situatës pas lojës Zvicër-Serbi, e ka përfshirë edhe babain e Granitit, Ragip Xhaka.

Ai në një lidhje për T7 i ka reaguar komenteve negative për djalin e tij, duke thënë se “të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë me lojën e tij sepse ka gjak shqiptari”.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvbihet një djali që ështqë gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti uk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.