Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Del video nga momenti kur Rita Ora i merr nga dora flamurin serb fansit që kishte planifikuar ngjarjen

Gazeta10
29 August 2023 - 9:51

Janë publikuar pamje të tjera nga performanca e Rita Orës me flamurin serb hedhur pas krahëve gjatë një koncerti që këngëtarja me famë botërore mbajti fundjavën që lamë pas në Hungari.

Në rrjete sociale po qarkullon dhe momenti kur Rita Ora i merr nga dora flamurin serb një fansi që ishte pozicionuar shumë pranë skenës.

Djali me emrin Borivoje ka deklaruar në një prononcim për media se e kishte marrë me vete flamurin serb pasi origjina e nënës së tij është nga Serbia, ndërkohë që i ati është hungarez.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem. Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

Djali theksoi në intervistën e tij se u ndje i befasuar kur këngëtarja ia mori flamurin, teksa shtoi se ai e kishte marrë atë thjesht për të bërë një video në Tik Tok dhe nuk kishte qëllim ta hidhte në skenë.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, vazhdoi me tej i riu. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.