Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmtohet një varr në Pejë, vidhet statujë prej bronzi me vlerë- Policia po e heton rastin

Gazeta10
10 April 2026 - 9:49

Një rast i dëmtimit të varrezave dhe vjedhjes është raportuar dje në Pejë, ku persona të panjohur kanë shkaktuar dëme në një varr.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuarit kanë dëmtuar varrin e familjarit të tij, duke marrë një statujë prej bronzi me vlerë.

Autoritetet kanë iniciuar rastin dhe janë duke zhvilluar hetime për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pejë 09.04.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit duke i marr një statujë prej bronzit me vlerë. Rasti eshte iniciuar dhe po vazhdon të hetohet”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.