Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Deondre Parks transferimi më i ri i KB Prishtina

Gazeta10
12 January 2023 - 12:08

Amerikani Deondre Parks, 30 vjeçar, i cili luan në pozitat 1/2, është transferi më i ri i skuadrës së Prishtinës.

Parks ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani , Qipro , Gjeorgji , Finlandë , Kazakistan dhe Hungari.

Në Gjeorgji me Cactus Tbilisi ka luajtur me 20.9 pikë dhe 3.2 asistesh për ndeshje. Më 2020/21 u shpall kampion në Finlandë me skuadrën Vilpas ku regjistroi mesatare prej 14.9 pikë dhe 2.8 asistesh për ndeshje. Sezonin e kaluar me ZTE në Hungari ka arritur mesatare prej 13.1 pikë, 2.4 kërcime dhe 1.3 asistesh për ndeshje. Së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit – BC Astanën, njëherit pjesëmarrëse në ligën prestigjoze VTB.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.