Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet, braktisin Kuvendin e Kosovës

Gazeta10
07 November 2022 - 10:25

Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Në mënyrë demonstrative pas vendimit të së shtunës, ata edhe zyrtarisht sot në mëngjesë kanë deponuar dorëheqjet në administratën e Kuvendit, raporton Gazeta10.

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se dhjetë deputetë të Listës Serbe sot kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin.

Të shtunën me 5 nëntor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët do të dorëhiqeshin nga institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës në shenjë proteste kundër marrëveshjes për targat./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.