Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetët votojnë pikat e mbetura, PDK-ja e AAK-ja s’marrin pjesë në votim

Gazeta10
27 Korrik 2023 - 12:10

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën ku janë duke u votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, ka kaluar në lexim të dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Miratimi i Ligjit u bë me votat e LDK-së, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu janë miratuar rekomandimet lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Nuk ka kaluar projekt-rezoluta nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”. Përveç LDK-së, në votim për këtë pikë ka ka marrë pjesë edhe AAK-ja.

Në seancë është miratuar edhe pika për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.