Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

Gazeta10
18 December 2024 - 20:28

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e kartolinave të fundvitit në Gjermani.

Ajeti tha se Kosova, po përfaqësohet bukur në kartolinën për Krishtlindje të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe deputetit gjerman, Michael Roth.

“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë. Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman”, shkroi Ajeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.