
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacke,r ka thënë se Kosova e ka merituar heqjen e vizave shumë kohë më parë, raporton Gazeta10.
Hacker ka thënë se Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së është duke iu përkushtuar kësaj teme.
Tutje, ai ka thënë se kjo temë nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve pafundësisht.
“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.”, ka shkruar Hacker në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10
