
Gramos Agusholli, deputet i LVV-së, i cili në disa raste kishte bërë deklarata prolematike në lidhje me komunitetin LGBTQI+, ka shkruar një status në lidhje me festivalin ANIBAR.
Në fakt, ai ka reaguar ndaj një murali të festivalit ANIBAR, që kumtonte dashurinë pa kufizime të orinetimit seksual. Pra një mural në përkrahje të komunitetit LGBTQI+.
Agusholli ka shkruar se ai me kënaqësi ishte pjesë e hapjes së festivalit ANIBAR vitin e kaluar. Por këtë sipas tij festivali ka vendosur në qendër agjendën LGBTQI+. Tutje, ai ka thënë se “agjenda LGBT”, po imponohet.
“Njejtë kisha me bo edhe këtë vit, nëse festivali nuk e kish vendos në qendër të tij agjendën LGBT, e perkrahun edhe me hapesire edhe me financa nga Komuna e Pejës. A po e shihni qysh në secilin aktivitet po na imponohet flamuri i tyne? Shkurt e shqip, nuk po dojmë! Pikë.” – shkroi ai.