
Deputeti i VV-së, Dimal Basha është duke folur për gjendjen në veri. Ai fjalimin e tij e filloi me një shaka ku tha se “Kur unë dal me fol për Amerikën këta tuten këtu”.
Por, që fjalimin e vazhdoi duke lavdëruar Qeverinë.
“Qytetarët duhet ta dijne se ku jemi ka me veriun, situata nuk është ka kurrë më mirë. Referendumin e kanë ndal, kriminelët po e hupin rrugën e tyre, kontrabandimi është ndalë. Nuk ka ma mirë si përfundim mos harroni se qysh e kemi gjete“, tha ai.
Ai u tregua i ashpër edhe me ndaj kërkesave të Borellit.
“A me shku na me zor me i kap me i pru ne zgjedhje a? Asociacioni sytë e Borellit janë aty, a ka dikush prej opozitës me i tha se keq e ki pse po tutni kaq shumë”, tha ai.
Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit.
Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zytar i BE-së.
Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit.