
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita e vendit është në pozicion të pavendosur,
Sipas Bajqinovcit, opozita në të njëjtë kohë po duan të duken për shtet ligjor, e të njëjtë kohë po përhapin dezinformata, raporton Gazeta10.
“Opozita duhet të koncentrohet e të përcaktohet: Ose sovraniteti ose shpifjet që as nuk u sjellin vota e edhe na e dëmtojnë pozicionin tonë shtetëror! Opozita është në pozicion të pavendosur e do të ishte mirë që të mos vendosin të rrinë në këtë pozicion, por të rreshtohen në anën e drejtë, të ligjshmërisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10