Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV’së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”

Gazeta10
10 April 2026 - 13:15

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, kur mori fjalën e tij në Kuvend, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe me funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por i ngatërrua.

Në vend të emrit të saj, ai tha Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e cila e përfundoi mandantin e saj së fundmi.

“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese  e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

Ky gabim ingjalli të qeshura dhe reagime në Kuvend, e madje dikush nga deputetët opozitarë u dëgjua duke i thënë: “O kanë me të mytë që ke gabu”.

Duke qeshur, ai më pas tha “Ish-presidente”. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.