Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti shqiptar në Suedi rrëfen nën emocione se si ia shpëtoi jetën një foshnje në Mal të Zi

Gazeta10
09 Prill 2024 - 21:07

Adnan Dibrani deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë në emisionin “Politiko” ka folur rreth një ngjarjeje që i ka ndodhur në Podgoricë.

Ai përshkrun në detaje se si ka arritur ta shpëtojë që të mos mbytet në ujë, raporton Gazeta10.

“Ka qenë bebë atëherë kur ka ndodhur tani i ka 15 vjet, ka qenë me gjyshen e tij në Podgoricë, kur kanë hyrë në ujë bebeja ka qenë duke u mbytur dhe unë kam vrapuar për ta shpëtuar, e kam kapur bebën në dorë derisa ka qajtur si kur të lindë një fëmijë për herë të parë dhe aty e kam parë që ka qenë në rregull, pastaj kam vrapuar për ta kërkuar ndihmën e parë, ndërsa gjyshja e bebës ka humbur jetën”, tha ai në Kanal10.

Ai shtoi se ende mbanë kontaktë me familjen e bebës që e ka shpëtuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.