Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetit të VV-së i vdes familjarja, dyshohet se bëri vetëvrasje: Edhe një grua tjetër e mori plumbi

Gazeta10
10 Prill 2023 - 10:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, mbrëmë ka njoftuar se vajza e hallës së tij ka vdekur.

Pa dhënë shumë detaje rreth ngjarjes, Thaçi ka shkruar “edhe një tjetër grua e mori plumbi”.

Thaçi ka bërë të ditur se viktima ishte nënë e katër fëmijëve – 3 vajza e një djalë.

“Edhe një tjetër grua e mori plumbi. Kësaj here është vajza e halles time. E bija e një nëne  që rriti nëntë fëmijë me skamjen që veq ajo e di. Nënë e katër fëmijëve, tri ëngjëllushe e një engjëll që më nuk kanë degë ku do mbështeten. Qëndro në parajsë e dashura mbesë!”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës, të dielën tha se një grua 31-vjeçe në Obiliq, dyshohet se është vetëvrarë.

 “Mbështetur në hetimet preliminare, përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.