
Derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës i cili zhvillohet të dielën do të luhet pa praninë e tifozëve.
Kështu ka bërë të ditur drejori gjeneral i Gjilanit, Drilon Sylejmani.
Ai ka thënë se policia e Kosovës nuk ka marr përgjegjësi për të ofruar siguri në këtë ndeshje për shkak të infrastrukturës të stadiumit.
“U takuam me Policinë e Kosovës dhe ata nuk ofruan siguri për këtë ndeshje për shkak se stadiumi i qytetit nuk i ofron kushtet elementare për tifozët. Si rrjedhojë, në stadium do të lejohen vetëm personat zyrtar të dy klubeve”, tha Sylejmani.
Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për të dy skuadrat.
Derisa Drita po lufton për titull të kampionit dhe një fitore do ta afronte edhe më shumë drejt trofeut.
Në anën tjetër, Gjilani është duke luftuar për vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në garat evropiane.
Përpos kësaj, Skifterat kanë edhe një mundësi tjetër për të fituar trofe këtë stinor pasi në finalen e Kupës do të përballen me Prishtinën, finale kjo që zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.