Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Derën s’jau kanë çel’ – Përplasje e ashpër / Gashi-Shahinit: Në kohën e Isës e Thaçit, s’ju kanë bo

Gazeta10
29 May 2025 - 21:45

Një përplasje e fortë ka ndodhur në studion e emisionit “Politiko” mes Agim Shahinit e Blerim Gashit, rreth vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë për energji të bizneseve. 

Gashi e ka quajtur politike protestën e stome të bizneseve kundër këtij vendimi. Ai ka thënë se në kohën e Hashim Thaçit “nuk kanë guxuar të protestojnë”.

“Ideja është me u qu me protestu te Albini se po guxon a”?, ka thënë Gashi.

Ndërsa Shahini ka thënë se ky vendim nuk është zbatuar nga asnjëra qeveri, prandaj tani po protestojnë.

“Ky vendim nuk është zbatu asnjëherë, asnjë qeveri nuk e ka zbatuar”, tha Shahini.

“Po thu për shkak të presionit që u keni bërë ju qeverive të kaluara”, ka ironizuar Gashi. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.