Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmitari 8 flet për një stërvitje të UÇK-së në Zonën e Llapit, e përmend edhe komandant Remin

Gazeta10
12 June 2023 - 11:16

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës sot e ka nisur dëshminë, dëshmitari i tetë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Prokuroria e ka pyetur dëshmitarin lidhur me ushtrimet, kryesisht një stërvitje që UÇK-ja e kishte mbajtur në Bajgorë, ku përmendet edhe komandat ”Remi”.

Pas kësaj ata kaluan në seancë private sepse pyetjet lidheshin me detaje qe mund ta identifikonin dëshmitarin, shkruan Gazeta10.

Njësoj sikurse tek shtatë dëshmitarët e tjerë edhe gjatë dhënies së kësaj dëshmie, pritet të ketë kalime në seancë të mbyllur disa herë.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykatësi i rastit në fjalë që të riklasifikohen disa dokumente duke mos dhënë detaje./Gazeta10

Ja një pjesë e dëshmisë që ka publikuar Nacionale.

Prokurorja: Ku ka ndodhur stërvitja në Bajgorë?

Dëshmitari: Ka qenë e përqendruar në fshatin Bajgorë, në një shkollë ku kanë bo stërvitjet.

Prokurorja: Çfarë kishte atje në Bajgorë në atë shkollë?

Dëshmitari: Ka qenë Zona Operative e Llapit, ku ka qenë e përqendrum shtabi aty, depoja e municionit, ka qenë e përqendrum kuzhina ushtarake.

Prokurorja: Ju përmendët që shkolla ishte një bazë që i takonte Zonës së Llapit dhe që shtabi ishte atje. A e dini nëse shtabi i zonës së Llapit ishte i vendosur aty në Bajgorë?

Dëshmitari: Me dijeninë teme po.

Prokurorja: Përmendët zonën operative të Llapit. A mund të na thoni nëse në fakt Bajgora i takonte ndonjë zone specifike të UÇK-së?

Dëshmitari: Për kohën shtator, e di që ka qenë pjesë e zonës Operative të Llapit.

Prokurorja: A e dinit në atë kohë kur po stërviteshit se çfarë zone gjeografike mbulohej nga zona e Llapit?

Dëshmitari: Ka qenë një zonë e vogël, ka qenë krejtësisht në zona të thella malore. Kryesisht ka operuar jo në territor të komunës së Podujevës.

Prokurorja: Ku qëndronit ju, ku flinit gjatë stërvitjeve?

Dëshmitari: Në bazë ushtarake, që ka qenë në shkollë në Bajgorë.

Prokurorja: Sa ushtarë të tjerë ishin atje?

Dëshmitari: Përafërsisht kemi qenë 100.

Prokurorja: Përshkruani pak stërvitjetn. Çfarë temash mbuloheshin në stërvitje?

Dëshmitari: Çdo mëngjes ka qenë ngritja e flamurit himni ato, mëngjes ka qenë rutina e stërvitjes fizike. Kemi pasur vrapim, deri në ora 10 të mëngjesit që ka qenë pauza. E kemi pasur edhe kohën e mëngjesit. Pas mëngjesit kemi kaluar në stërvitje specifike, përdorimin e armëve, gjuajtje me armë, si ta bëjmë pastrimin e një armës, montimin e armës. Ka pasur shpjegime si të bëhet përgatitja e një bunkeri. Përdorimi i minave. Përdorimi i armëve të kalibrit më të rëndë. Nuk kemi pasur rast me i përdorë, pasi kemi pas mungesë të tyre.

Prokurorja: Stërvitja a përfshinte edhe informacione lidhur me detyrat e përgjegjësitë si ushtar i UÇK-së?

Dëshmitari: Po, kjo ka qenë vazhdimisht.

Prokurorja: A përfshinte stërvitja edhe informacione për zinxhirin komandues, detyrat e përgjegjësitë ndaj eprorëve?

Dëshmitari: Po, gjatë gjithë kohës trajnimit, po koha e trajnimit neve s’kemi arritur me bo përfundimin e trajnimit sepse pas 4-5 dite, pasi kemi shku ka filluar beteja në zonën që po flasim.

Dëshmitari: U kanë shumë e lehtë për çdo ushtar, e edhe për qytetar, me bo identifikimin e ushtarëve serbë.

Prokurorja: Nëse iu kanë dhënë udhëzime për mënyrën se si të identifikohet armiku?

Dëshmitari: Kemi qenë në dijeni, e kemi pasur një pikë referimi të cilën jemi kanë të përqendrum.

Prokurorja: Stërvitja a kishte informacion për ligjet e luftës?

Dëshmitari: Po, por fatkeqësisht për shkak të rrethanave që janë krijuar nuk kemi arritur pjesën e shpjegimit, nuk kanë arritur me dhënë shpjegimin shkaku i rrethanave që u krijuan.

Prokurorja: A jeni stërvitur për të drejtat e civilëve?

Dëshmitari: Në mënyrë zyrtare, ligjore, jo nuk kemi arritur.

Prokurorja: Kush ishin personat që mbanin trajnim?

Dëshmitari: Nuk më kujtohen emrat. Uniformë unike nuk kemi pas përveç emblemës.

Prokurorja: A iu kujtohet nëse instruktorët ishin veshur në mënyrë të caktuar? A kishte ndonjë shenjë dalluese?

Dëshmitari: Shenjë dalluese ka qenë vetëm emblema e UÇK-së, ndërsa instruktorët kanë pasur uniforma të ndryshme. Nuk kemi pas uniformë unike.

Prokurorja: Juve a ju prezantua ndonjë komandant?

Dëshmitari: Po. Është prezantuar. Është prezantuar komandant Remi.

Prokurorja: Nga e kuptuar se çfarë roli kishte ai?

Dëshmitari: Në njërën prej rreshtimeve të mëngjesit është bërë prezantimi i tij.

Prokurorja: A u prezantua vetë ai, apo e prezantoi dikush?

Dëshmitari: Në njërën prej ushtrimeve ka qenë prezantimi i komandant Remit, ka qenë një fjalim 4-5 minuta. Fjalim falënderues për kurajon, u kanë fjalim informues.

Prokurorja: Po komandantë të tjerë a ju prezantuan gjatë stërvitjeve?

Dëshmitari: Ka pasur të ndryshëm, specifikisht më kujtohet vetëm Remi e jo të tjerët.

Prokurorja: A i dini postet që kishin?

Dëshmitari: Nuk jam i sigurt.

Prokurorja: Gjatë atyre ditëve a mësove për komandant të tjerë për zonën e Llapit?

Dëshmitari: Gjatë kohës së trajnimit nuk mësova për komandantë të tjerë. Kjo ka ndodhur me kalimin e kohës që i kam kuptuar si funksionon.

Prokurorja: A e dini nëse në atë kohë kishte një shtab të zonës së Llapit, a ishit në dijeni?

Dëshmitari: Po. Kemi qenë në dijeni, jo vetëm na por edhe si qytetar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.