Gjykimi Special

Dëshmitari flet për sulmet në vitin 1998 në Rahovec, përmend Ismet Tara dhe Sabahudin Cena

Gazeta10
20 Shkurt 2024 - 12:53

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë rast gjyqësor, gjykatësit ditë më parë vendosën që të mos përcaktonin kufizime për “vizitat private”, që do të thotë se vizitat speciale me bashkëshortet ose partneret dhe/ose fëmijët e të paraburgosurve do të kryhen jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme ka filluar dëshmin dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se drejtues të sulmit të ndodhur në vitin 1998 në Rahovec, ishin Ismet Tara dhe Sabahudin Cena.

Ai sot ka filluar që të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis.

Dësëhmitari ka lexuar atë se cfarë ka thënë ai në një deklaratë të dhënë në vitin 2013 kur ka folur për këtë sulm, ka thënë se Ismet Tara dhe Sabahudin Cena e kanë drejtuar këtë sulm,

Avk: Ju në deklaratën të cilën keni dhënë në vitin 2013 keni thënë se në sulmet e Rahovecit ishte  Ismet Tara dhe Sabahudin Cena apo?

Dsh: Po kamë thënë dhe të gjithë shqiptarët e thojnë se ka Ismet Tara ishte komandandanti kryesor.

I pyetur nga  avokati Elli lidhur me armatimin e popullatës civile serbe, dëshmitari ka thënë se të gjithë banoret e moshës madhore kishin marrë armë.

Dsh:Te gjithë banorët e moshës madhore kishin marrë armë në mbrojtje të territorit të qytetit.

Elli gjithashtu ka pyetur se a është armatosur edhe familja e tij, dëshmitari tha se ai dhe vëllai i tij po.

Dsh:Unë dhe vëllai ishim armatosur për të mbrojtur territorin e qytetit.

Avokati Ellis e pyeti dëshmitarin nëse në një deklaratë të dhënë në vitin 2013, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët ishin UÇK, ai ka thënë se qëndron pas kësaj deklarate.

Sipas avokatit, dëshmitari kishte deklaruar se nëse nuk ishin të përfshirë aktivisht, ju ndihmonin financiarisht, ose në mënyra të tjera UÇK-së.

Sipas avokatit Ellis ajo çka ka deklaruar dëshmitari për udhëheqësit e UÇK–së në Rahovec, është e mbështetur në thashetheme apo përmes deklaratave që ka dëgjuar nga të tjerët.

Këtë deklaratë, e konfirmoi edhe vetë dëshmitari.

Sipas tij, për strukturën e UÇK-së në Rahovec kishte marrë informata nga shokët shqiptarë.

Dëshmitari tha se Sabahudin Cena ka qenë udhëheqës politik sepse mbante takime edhe shfaqej në gazeta dhe se kumtesat e tij politike dilnin në gazeta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.