
Në procesin gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve, sot mbrojtja e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar me pyetjen ndaj dëshmitarit, Francis Ladwidge, oficerit britanez që shërbeu në Kosovë.
Avokati i Kadri Veselit ka pyetur dëshmitarin mbi rolin që ka pasur ai në kohën sa ka qenë në Kosovë.
Dëshmitari treguar se detyra e tij parësore ka qenë që të përcaktohet vendodhja e 47 personave të zhdukur, që të kërkonte në disa zona për ta, të merrte informata nga familjarët e tyre dhe të bisedonte me ta, raporton Gazeta10.
Dëshmitari gjithashtu ka theksuar se shumë njerëz sot e kësaj dite ende mendojn se janë gjallë.
Avokati gjithashtu ka pyetur që familjarët e viktimave shpesh kanë marrë telefonata dhe provokime nga Serbia a mund të na shpjegoni cfarë thotë kjo. Dëshmitari ka treguar se anëtarët e familjeve të viktimave të zhdukur shpeshherë merrnin telefonata nga serbët duke i provokuar ata duke i dhënë se kanë vdekur si dhe përvec kësaj ai ka tregur se përmes televizionit Serbia shpesh i ka provokuar këta familjarë duke treguar dokumentarë se ata kanë vdekur duke shkruar në media etj.
Dëshmitari ka treguar se pavarsish të gjithë këtyre provokimeve ka ende shumë familjarë që besojnë që persona të zhdukur janë ende gjallë. /Gazeta10/