Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dëshmitarja Mitchel flet për dallimet LDK dhe UÇK gjatë kohës së luftës

Gazeta10
06 December 2023 - 11:12

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot ka vazhduar  gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Në Gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve, dje dëshmitarja e 38-të i ZPS-së filloi dëshminë.

Dëshmitarja e Prokurorisë është Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë.

Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se raportet që iu shkonin atyre si zyrtarë të OSBE-së, të cilat kishin të bënin me keqtrajtimet gjatë periudhës 19 qershor-1 korrik 1999, pretendoheshin se ishin kryer nga UÇK-ja.

Ajo ka nisur dje të përgjigjet në pyetjet e prokurorit lidhur me ndalimet që kanë ndodhur gjatë luftës.

Mitchell gjithashtu ka filluar ti përgjigjet pyetjet e prokurorës, ku ajo kishte raporte që anëtarët e LDK-së  ishin shënjestruar, po ngacmoheshin, frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së.

“Me kujtohet që LDK-ja ka qenë partia e fundit politike e zgjedhur në Kosovë nga zgjedhjet e fundit që kishin ndodhur para ca kohesh. Kishin shumë poste burokratike, në administratat paralele që këtë e kryesonte z.Rugova si kryetar i LDK-së aso kohe. Kishin praktikuar, kishin pasur rezistencë ndaj autoriteteve serbe për shumë vite dhe është e drejtë  të themi ose ishte përshtypja ime që kishte anëtarët të  UÇK-së në komunitet që ishin të zemëruar nga fakti që nuk ishte bërë progres sa duhet për të dëbuar serbët nga Kosova. Pas rifutjes në Kosovë, pas ndërhyrjes së NATO-s, morëm raporte të shumta një ishte për shembull për zonën e Gjilanit ku përfaqësues të LDK-së apo anëtarët e LDK-së ishin të shënjestruar, i ngacmonin, i frikësonin anëtarët e UÇK-së, përpiqeshin të përmbushin hapësirën politike që kishte zënë LDK-ja”, tha Mithcell.

Prokurorja tutje tha se lidhur me grupe të cenueshme nga UÇK-ja që përmenden anëtarët e LDK-së përfshihen në raportin e OSBE-së gjatë periudhës qershor-tetor 1999.

Mitchell tha se kishte më shumë ngacmime dhe frikësime ndaj pakicave gjë e cila solli edhe largime të shumta.

“Sigurisht që kishte më shumë ngacmime, frikësim ndaj pakicave. Pakicat e ndjenin më shumë këtë në Kosovë që solli edhe largimin e shumëve, por edhe në kohën që ne u kthyem kishte një ndjesi frike që i pengonte shqiptarët e Kosovës që të merrnin pjesë në procese publike në aspektet ndëretnike dhe në përgjithësi kjo kishte ndikim tek shqiptarët e Kosovës që ose nuk e mbështesnin UÇK-në ose perceptoheshin si persona që nuk e mbështesnin UÇK-në”, tha Mitchell.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.