
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Malishevës ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre.
Personat që humbën jetën në banesë ishin babai dhe dy fëmijët e tij raporton Gazeta10.
Në ndërtesën ku ishin duke jetuar kjo familje ishte banim social.
Nga vendi i ngjarjes kanë treguar se 3 personat që humbën jetën ishin në gjumë momentin kur i kaploi zjarri./Gazeta10