Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti për protestat ndaj vendimit në Hagë: Ma shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin

Gazeta10
05 November 2026 - 21:08

I ftuar në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar aktivitetet dhe protestat e organizuara në prag të vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Haliti tha se sensibilizimi i opinionit është diçka tjetër nga protestat, për të cilat vlerësoi se nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor.

Sipas tij, protestat mund të kenë dëmtuar më shumë sesa kanë ndihmuar procesin.

“Sensibilizimi ka qenë diçka tjetër. Protestat nuk kanë mundur të ndikojnë në procesin gjyqësor. Besoj se më shumë kanë dëmtuar sesa kanë ndihmuar. Mendoj se më shumë e kanë dëmtuar procesin. Ata mund të thonë pse po e thotë ky kështu, por edhe ata janë të refuzuar, sepse ndryshe funksionon Perëndimi në raport me proceset gjyqësore”, ka deklaruar Haliti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.