Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti flet për Behajdin Allaqin: Ishte shoku ynë, por për ngjarjet di veç nga komunikata e publikuar

Gazeta10
05 November 2026 - 21:00

I ftuar në emisionin “Politiko”, ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur edhe për dëshmorin Behajdin Allaqi.

Haliti tha se, meqë nuk ka qenë prezent në atë kohë, nuk mund të flasë me siguri për rrethanat e ngjarjes dhe nuk e di se çfarë është e vërtetë.

Ai tregoi se pas luftës kishte takuar familjarët e Allaqit, përfshirë motrën, bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Meqenëse s’kam qenë këtu, nuk mund të flas kurgja. Nuk e di çka është e vërtetë e çka nuk është. E kam takuar motrën e Behajdinit, gruan, djalin dhe vëllain. Pas luftës kanë ardhur të më pyesin dhe çfarë kam pasur unë, ua kam treguar. Mund të them se Behajdini ka qenë shoku ynë, por për atë se çfarë ka ndodhur, unë di vetëm nga komunikata që është publikuar, ku thuhej se ishte në përballje me ushtarët serbë, ishte vrarë dhe kishte rënë dëshmor”, deklaroi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.