Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haliti: Kuvendi ka pësuar rënie në nivelin akademik dhe politik

Gazeta10
05 November 2026 - 20:34

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar nivelin aktual të Kuvendit të Kosovës.

I ftuar sonte në emisionin “Politiko”, Haliti tha se Kuvendi ka pësuar rënie të vazhdueshme, si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë politik.

Ai vlerësoi se në këtë situatë kanë ndikuar faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, përfshirë interesat e individëve dhe grupeve të caktuara.

“Ka rënie, në vazhdimësi ka rënie. Do të thosha se është edhe në një situatë kur ka influenca të jashtme dhe të brendshme, për interesa të shefave të dikujt, të njërit ose tjetrit. Ka rënë niveli që ka qenë në fillim, niveli akademik dhe politik. Ka rënë edhe niveli i atyre që kanë pasur diçka mbrapa, një histori në shërbim të vendit. Tani ka më shumë të rinj dhe besoj se gradualisht do të forcohet edhe politikisht”, tha Haliti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.