
Mediet gjermane sot kanë raportuar se një kosovar, 23 vjeç, është vrarë sot nga Policia Gjermane, pasi i njëjti ka vratë me sëpatë një ukrainase 27 vjeç.
Rasti i cili ka ndodhur sot rreth orës 7 të mëngjesit, është raportuar në polici nga komshinjtë, transmeton Gazeta10.
Një i ri që banon në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, ka thënë se gjithçka ka nisur rreth orës 7 të mëngjesit, kur ka dëgjuar zhurmë të madhe. Madje, raportohet se derën e banesës së tij dyshohet ta ketë goditur me çekiç, kosovari.
Mediet raportojnë se kosovari është gjetur.. nga policia duke e goditur me cekic ukrainasen. Të njëjtit edhe kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, kështu duke e lënë të vdekur në vend të ngjarjes.
Dëshmitari raporton se nuk ka guxuar ta hapë derën, teksa thotë se më vonë ka parë gjurmë të mëdha gjaku në derën e banesës së tij. Sipas dëshmitarëve të tjerë, kosovari dhe ukrainasja ishin grindur me zë të lartë para se të ndodhte e gjithë ngjarja./Gazeta10