
Vritet personi që hapi zjarr në një Universitet në Pragë, la disa të vdekur e disa të plagosur
Një person ka shtënë në qendër të Pragës duke lënë të vdekur 10 persona në një universitet në Pragë të Çekisë.
Është vrarë edhe sulmuesi. Nëntë persona janë lënduar rëndë dhe mbi 15 më lehtë.
Ministri i Brendshëm Vit Rakusan ka thënë për televizionin publik çek se personi që ka hapur zjarr ka vdekur.
Ai tha se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik të afërt të mëtejshëm dhe iu bëri thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me policinë.
Fakulteti filozofik i Universitetit Charles, i vendosur në shesh është evakuuar, tha kryebashkiaku i Pragës Bohuslav Svoboda.