Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Dhomat e Specializuara mbajnë sot konferencë

Gazeta10
20 February 2025 - 8:58

Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 14:30.

Nga Dhomat e Specializuara pritet të deklarohen rreth ecurive të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konferencë pati edhe dje, ku mungoi ish-komandanti Hashim Thaçi, pas problemeve shëndetësore që pati nga dita e martë.

Gjatë ditës së djeshme, në Hagë u bë e ditur se më 4 prill do të përfundojë numri i dëshmitarëve të Prokurorisë. Prokurorët thanë se kanë mbetur edhe 20 dëshmitarë, por që jo të gjithë do të dëshmojnë në Gjykatë.

“4 prill është data e fundit e parashikuar. Nuk do thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim, provat jo-gojore. Kjo është data që planifikojmë. Nuk do kemi dëshmitarë tjerë pas datës 4 prill”, tha prokurori Matt Halling.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.