Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Dhurata” e parë për trajnerin Kompany, Bayern Munchen akord total me yllin portugez

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 16:47

Bayern Munchen ka arritur të mbyllë marrëveshjen personale me Joao Palhinha. Kontrata është gati, dakordësim për pagën dhe dritë jeshile nga mesfushori portugez që dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë.

Pasi ishte vetëm një hap larg bavarezëve verën e fundit, Palhinha tani pret që më në fund të transferohet në Gjermani. Negociatat mes Bayern Munchen dhe Fulham janë rreth çmimit 45 milionë euro, si# raporton Sky Sports, por bisedimet finale do të zhvillohen javën tjetër.

Pas sjelljes së tij profesioniale pavarësisht kaosit në ditën e fundit të merkatos verën e shkuar, Palhinha tani do të largohet nga Fulham për të firmosur me gjigantët bavarez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.