
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës së Gruas së Kosovës, sot në një mbledhje ka zgjedhur kryesinë që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme.
Kryetare e kësaj kryesie është zgjedhur Diellza Kukaj – e cila do të ndihmohet nga një kryesi 39 antarëshe.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim për medie nga AAK, raporton Gazeta10.
Aty thuhet se kjo kryesi përbëhet nga gra të suksesshme të profesioneve të ndryshme që nga arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, e deri te deputete, aktiviste të njohura politike dhe të çështjeve gjinore./Gazeta10