Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Gazeta10
26 Korrik 2024 - 8:46

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë në orët e pasnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

‘Mbrëmë pas mesnatës rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet’, ka thënë Elshani, për KosovaPress.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij incidenti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.