Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Digjet edhe një veturë me targa RKS në veri

Gazeta10
08 November 2022 - 14:52

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar një informacion për djegien, e një veture me targa RKS, pronë e një qytetare të komunitetit serb me banim në komunën e Zveçanit, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit të policisë, nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve material.

“Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.