Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dimal Basha për prokurorinë: Ka dashur ta shpallë VV-në organizatë terroriste

Gazeta10
25 April 2023 - 11:24

Dimal Basha, deputeti i VV-së në emisionin “Prime Time”, në Kanal10 ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë duke thënë se ka shumë shkelje me të cilat nuk merret prokuroria, raporton Gazeta10.

Ai ka permendur Ferizajin si komunë ku sipas tij ka shumë ndetime të egra që asnjë kriter nuk është respektuar.

Ferizaji ka kryetar e nënkryetar që vazhdojnë me lëshu leje e me kriminalizu e betonizu Ferizajn dhe prokuroria i ka të gjitha dëshmitë dhe ende nuk ka vepru. Sipas tij prokurorët asnjë lëvizje nuk e kanë ba.

“Keta prokurorë janë që kanë deshtë me shpallë VV-në lëvizje terroriste”, ka thënë Basha.

Basha tutje ka thënë se edhe rasti pronto është shpallur i pafajshëm.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.