Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Diplomacia fluturuese”, deputeti i VV-së: S’ka Asociacion, por vetëmenaxhim

Gazeta10
11 May 2023 - 20:55

Për deputetin e Vetëvendosjes, Enver Haliti vizita e sotme në Prishtinë e ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është më se e zakonshme dhe inkurajuese rreth propozimit të draft-statutit për Asociacionin që e bëri kryeministri Kurti në takimin e fundit trepalësh në Bruksel.

Haliti në Politiko ka përsëritur qëndrimin e VV-së se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ai tha se modeli kroat, është zgjidhja më e mirë për komunitetin serb në Kosovë.

Një model të tillë sipas tij, Serbia e kishte pranuar vite më parë, dhe se nuk ka arsye për të mos e pranuar edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, shkruan Gazeta10.

“Diplomacia fluturuese është paralajmëruar, kohëve të fundit ka vizita të shpeshta të Lajcakut në Prishtinë e në Beograd. Implementimi i marrëveshjes do një angazhim. Vizita e Lajçakut është në kuadër të gatitshmërisë së Brukselit, që pikat e dakorduara të marrëveshjes të fillojnë edhe zbatimin e tyre. Nuk e shohë një vizitë të jashtëzakonshme. Është krejt normale dhe inkurajuese. Paraqitja e tij është një mirëkuptim për propzimin e Kurtit rreth modelit kroat, si një zgjidhje për komunitetin serb.”, deklaroi Haliti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.