Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Diplomatët evropian e amerikanë zbarkojnë në Kosovë e Serbi

Gazeta10
10 January 2023 - 9:45

Diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.

Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.

Kjo ka bërë që vitin 2023, përfaqësues të ShBA-së dhe vendeve kryesore të BE-së, ta nisin menjëherë me takime e bisedime, raporton RTK.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Francës dhe ajo e Gjermanisë, do të dërgojnë përfaqësues të lartë në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Krejt kjo, në përpjekje për t’i kthyer palët në tavolinën e bisedimeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.