
Gjatë ditës së sotme është bërë testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit që ndan Mitrovicën jugore nga ajo veriore.
Gazetari Kosovë Gjoci në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka dhënë detaje rreth testimit që ka ndodhur sot në Urën e Ibrit.
Ai ka thënë gjatë testimit të Urës së Ibrit përveç policisë së Kosovës ishin të pranishëm KFOR-i dhe EULEX-i.
Gjoci në këtë lidhje direkte nga Mitrovica ka treguar si ka ndodhur arrestimi i dy politikanëve serb në veri të Mitrovicës të cilët kishin penguar punonjësit që po e ngjyrosnin urë duke i larguar edhe mbishkrimet nacionaliste.
Sipas tij, ky arrestim kishte nxitur reagimin e qytetarëve serbë të cilët në mesditë kishin dal në protestë para stacionit policor në veri duke kërkuar lirimin e dy të arrestuarve.
“Sipas tyre arrestimi i tyre ishte i padrejtë sepse ata nuk është se kanë penguar personat zyrtarë, por kanë qenë kundër asaj që kanë bërë punëtorët e kompanisë të cilët po bënin pastrimin e urës dhe ngjyrosjen e saj”, ka thënë Gjoci. /Gazeta10/