Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Disa pika të programit të LDK-së copy-paste” – përplasen Pantina-Hajdari: Nuk e paske lexu as edhe një shkronjë!

Gazeta10
12 November 2024 - 21:38

“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet përgëzuar për programin e saj”, kështu është shprehur komentatorja politike, Shqipe Pantina në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, opinioni i saj është kundërshtuar nga komentatorja Fatime Hajdari, e cila ka thënë se “shumica e programit të partive politike merret copy-paste, mos të themi se shkruhet ose hartohet nga njerëzit e njëjtë”.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë Pantina.

Hajdari ka theksuar gjithashtu se LDK-ja ka premtime të njëjta me VV-në në programin e saj.

“Në Kosovë veç ka kaluar ndalimi i qeseve të plastikës, ndërsa te ambienti dhe mbrojtja e ka edhe LDK-ja domethenë nuk e kanë marrë mundin as ata me ndryshu”, ka thënë Hajdari.

“A po e sheh qe nuk e paske lexu as edhe një shkronjë, për besë nuk e paske lexu”, ka këmbëngulur Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.